Megjithë vendosjen e pagës minimale, të ardhurat e shumë të punësuarve në vendet e Bashkimit Europian nuk mjaftojnë për të kompensuar inflacionin e lartë. Vetëm tek gjysma e 22 vendeve anëtare të BE që kanë vendosur me ligj pagën minimale ka mjaftuar rritja e kufirit të poshtëm të rrogës për të kompensuar rritjen e çmimeve. Të dhënat i ofron raporti ndërkombëtar për pagën minimale i Institutit për Studime Ekonomike dhe Shkencore, WSI i fondacionit Hans-Böckler, të cilit i referohet agjencia e lajmeve, epd.
Studiuesit vërejnë ´se në Gjermani ka pasur më shumë efekt se në vende të tjera të BE ndihma për sigurimin e fuqisë blerëse, pasi në tetor 2022 paga minimale u rrit në 12 euro në orë. Sipas studiuesve, ky ishte ishte një kontribut i rëndësishëm për të mbështetur kërkesën dhe zhvillimin ekonomik pas krizës për shkak të luftës në Ukrainë.
Kuse në 10 vende të BE të punësuarit kanë pasur humbje të ndjeshme reale të fuqisë blerëse, megjithëse edhe ata merrnin pagën minimale ligjore. Në 18 vende të BE u rrit paga minimale me fillimin e vitit 2023, disa vende e rritën atë gjatë vitit 2022. Mesatarja e rritjes së pagës minimale ishte nominalisht 12% kundrejt 1 janarit 2022, por për shkak të rritjes së menjëheshme të çmimeve dhe zhvlerësimit si pasojë e inflacionit, kjo rritje mesatare ishte vetëm në vlerën 0,6%.
Me një pagë minimale 12 euro në orë Gjermania ndodhet në vitin 2023 ndër vendet me pagën më të lartë minimale. Në krye qëndron Luksemburgu me 13,80 euro. Pas Gjermanisë me një diferencë të vogël qëndron Belgjika me një pagë minimale 11,85 dhe Holanda me 11,75. Në Irlandë paguhen minimalisht 11,30 euro për orë pune dhe në Francë 11,27./ DW