Bursat europiane zgjerojnë fitimet – BQE rrit normën bazë të interesit me 50 pikë, në 3%

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje kanë qëndruar në rritje në dy sesionet paraprake, pasi Credit Suisse dhe First Republic Bank morën ndihmën financiare për të parandaluar përhapjen e krizës edhe te banka të tjera. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 është hapur në rritje me rreth 0.8%, ndërsa fitimet të mëdha i realizon sektori bankat dhe ai i naftës dhe gazit.

Humori i investitorëve u përmirësua pas njoftimit se Credit Suisse mori një ndihmë prej 54 miliardë dollarë nga Banka Kombëtare e Zvicrës. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, Thesari amerikan, Rezerva Federale dhe disa banka ofruan një ndihmë prej 30 miliardë dollarë për First Republic Bank. Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rritje gjatë sesionit të sotëm.

Referuar zhvillimeve të tjera, Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, në totalin e 3%. Në konferencën për mediat, shefja e BQE, Christine Lagade deklaroi se situata me bankat po monitorohet dhe institucioni është i gatshëm të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme. /Scan tv/

Reklama e sponzorizuar