Më 10 mars do të mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023.

Në këtë ankand, pritet të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave, investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Reklama e sponzorizuar

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.