Murtezaj: Ka rënë numri i punëtorëve të padeklaruar

Ilir Murtezaj- Drejtor i Përgjithshëm e Administratës Ttaimore të Kosovës

Sipas kreut të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, aktiviteti i ATK-së është në drejtim të luftimit të informalitetit dhe në drejtim të realizimit të të hyrave tatimore në buxhetin e shtetit.

“Punësimi joformal është fenomen sfidues si për ATK-në ashtu edhe për institucionet tjera ligjzbatuese, të cilat kanë detyrë zbatimin e ligjit të punës”, deklaroi Murtezaj në “Info plus”, në RTK.

Rëndësia e kontratës së punës për të punësuarin është si për punëdhënësin, ashtu edhe për punëtorin, ndikon në rritjen e besueshmërinë e tregut të punës, derisa rrit përgjegjshmërinë të dyja palët.

Reklama e sponzorizuar

“Kontrata e punës obligon palët që paraprakisht të njoftohet për shkëputjen e kontratës së punës”, sqaroi Murtezaj, teksa bëri me dije se nga kontrata e punës kanë benifit të dyja palët.

Tutje, Murtezaj deklaroi se në sektorë të tjerë ka pasur dhe ka shmangie tatimesh, duke bërë prezente punën informale në ato biznese, fjala vjen në fushën e gastronomisë, restoranteve, etj.

Lidhur me punën joformale, Murtezaj njoftoi se në kontinuitet ka qenë duke trajtuar, duke bërë të ditur se ky aktivitet ka nisur që nga viti 2021, me ç’rast, sikundër tha ai, mbi 5200 punëtorë janë identifikuar si punëtorë joformalizuar, derisa vetëm në vitin e kaluar kemi mbi 4100 punëtorë të cilët janë indentifikuar të paformaliuzuar dhe janë formalizuar.

Më tej, Murtezaj theksoi faktin që ka publikuar FMN për punën e ATK-së, ku brenda viteve 2021-2022, ATK ka arritur rezultate më të mira në rajon në rritjen e të hyrave tatimore, duke u bërë kampion në rajon, duke shtuar se 1/3 e rritjes së të hyrave vijnë nga rritja e formalizimit të ekonomisë.

Murtezaj u shpreh optimist se edhe sivjet ATK do të jetë lidere në aktivitetin e saj në rajon, derisa përmendi dy muajt e parë të këtij viti ku janë mbledhur mbi 150 milionë euro, që në përqindje shënojnë rritje mbi 19%, në krahasim e periudhën e njëjtë në vitin e kaluar dhe rreth 25 milionë më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2022.