Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar vendimin për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte dhe subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023.
Afati është zgjatur nga data 30 mars deri me 6 prill 2023 në ora 16:00.
Ministri Peci ka njoftuar se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.
“Sapo nënshkruajta vendimin për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, nga data 30 mars deri me 6 prill 2023 në ora 16:00. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Punë të mbarë e të bereqetshme!”, ka shkruar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.