Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapitalizuar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, tha megjithë sfidat, sektori financiar në Kosovë është stabil dhe mirë i kapitalizuar.

Ismaili ka folur dhe Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) që Kosova të integrohet në këtë platformë.

Reklama e sponzorizuar

“Kur Kosova të jetë anëtare në SEPA qytetarët do të kryejnë pagesa që do t’i prek qytetarët e Kosovës në aspektin pozitiv, me SEPA do të kursehen 55 milionë euro”,  theksoi ai.

Ndryshe, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) këtë vit shënon 25-vjetorin e themelimit të saj. Për një çerek shekulli të ekzistimit, është vlerësuar lartë roli i BQK-së si institucion kredibil dhe i ruajtjes së stabilitetit financiar në Kosovë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, tha në një intervistë për RTK se në shënimin e këtij përvjetori kanë marrë pjesë guvernatorë nga rajoni dhe vende të tjera. Ai ka falënderuar të gjithë që BQK-ja ka arritur në këtë pikë, siç janë ShBA-të.