VW planifikon të shesë edhe më shumë vetura elektrike se që mendonte fillimisht

Brendi Volkswagen tani synon që shitjet e veturave elektrike të zënë 80 për qind të tregut deri më 2030, duke ngritur parashikimin nga 70 për qind sa ishte më herët.

Thomas Ulbrich, që udhëheq brendin e VW-së “New Mobility”, ka thënë se grupi synon që në Evropë nga të gjitha veturat që do të shiten, synohet që 80 për qind të jenë elektrike.

Nën strategjinë e përshpejtimit drejt elektrifikimit, më 2021 VW pati thënë se synon që deri në vitin 2030 rreth 70 për qind e veturave të shitura të jenë elektrike.

Reklama e sponzorizuar

Ulbrich ka thënë se ky është synimi për të gjitha brendet e grupit, përfshirë Audin, Skodan e Seatin.

“Brendi VW gjithmonë ka qenë lider i këtyre çështjeve në grup dhe ndihemi të obliguar të caktojmë caqet tona aq lart”, ka thënë Ulbrich për “Automobilwoche”.

Brendi VW tashmë ka nisur me freskimin e të gjitha modeleve elektrike të veta.