Termokos vazhdon kyçjet nëpër lagje, synon furnizimin e 30 mijë konsumatorëve me ngrohje

Ngrohtorja e qytetit në Prishtinë është duke vazhduar me projektin e zgjerimit të rrjetit.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Fisnik Osmani, ka thënë se deri më tani kanë futur në sistem 500 mijë metra katror.

Ai në Klan Kosova FM ka treguar se për sezonin e ri pritet të kenë numër më të madh të konsumatorëve.

Reklama e sponzorizuar

“Nga 17,500 tani bazën e konsumatorëve aktivë e kemi 21,000, të cilët i faturon ngrohtorja. Mund të themi që me këtë po i japim Prishtinë një epitet tjetër ‘Prishtina e gjelbër’, është shprehur Osmani.

Osmani ka theksuar se me sezonin e ri që nis më 15 tetor, besojnë se numri i atyre që i furnizojnë me ngrohje do të shkojë në 30,000.

Projektet e Termokosit, ka theksuar ai, se janë duke vazhduar dhe se janë duke i analizuar mbi 10 lagje se ku do ta shtrijnë rrjetin e tyre.

Kjo praktikë do të bëjë që edhe energjia elektrike të kursehet më shumë, ku vetëm Prishtina besohet se harxhon 30 përqind të totalit të energjisë vendore.