Ministri i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se ligjshmëria duhet që të respektohen në çdo institucion.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online, pohoi se respektimi rendit e ligjit nuk duhet që të shihet si proces me korrespondencë, por duhet të jetë proces krejt normal.
Duke komentuar aksionet e fundit bashkë më AUV-in, Peci tha se veprimet që i merr njëherë nuk i merr për të mosi përsëritur, por që janë pjesë e angazhimit të tij të përditshëm.
“Gjitha veprimet që unë i ndërmarrë nuk i ndërmarrë njëherë për t’u mos u përsëritur më. E kam thënë shumë herë që procesi i respektimit të ligjshmërisë, nuk është proces që duhet parë me korrespodencë. Ligjshmëria duhet të implemtohet në çdo institucion dhe në këtë drejtim si AUV që funksion në Ministri i kemi ndërmarrë këto veprime, me iniciativën time për shkak edhe të alarmimit të qytetarëve për veprimtaritë ilegale që e rrezikojnë shëndetin publik. Kështuqë në funksion të kësaj do të vazhdojmë edhe më tutje”.
Peci thotë se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket të të mbjellave, duke shtuar se për herë të parë 66 mijë hektarë janë mbjella me grurë.
Ai shprehet i bindur se bazuar në konsumin vjetor këtë vit Kosova do t’i përmbushë rreth 80% të nevojave me grurë, raporton EO.
Peci thotë se gjithë këto rezultatet kanë ardhur për faktin se po vërehet efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit.
“Efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe rritja substanciale e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve e granteve tashmë vetëm se ka dhënë rezultatet e saj, dhe viti 2023 është viti rekord i të mbjellave. Në bazë të parashikimeve preliminare që i kemi për herë të parë ne e kemi 66 mijë hektarë me grurë, dhe nëse e marrim konsumi vjetor del diku që mund ta tejkalojmë në masë 80% nevojëne tregut për furnim me grurë”.
“Ne kemi bashkëpunim me Prokurorinë me Policinë e Kosovës edhe nuk ka një rast të vetëm qëështë evidentuar në mandati tim që keqpërdorim në kategorinë e subvencioneve, ka disa raste që disa fermerë nuk e kanë raportimin si duhet, raportohen e futen në listë të zezë, por nuk ka raste kur ka marrje e dhënie të ryshfetit për marrje të subvencioneve”.