Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka publikuar një grafikë, ku Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas tij, e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023.
Ai shkroi në Twitter se BERZH parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt. Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv.