Bursat evropiane të qëndrushme – Rezerva Federale pritet tëmos ndryshojë politikën monetare

Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të vendimmarrjes së Rezervës Federale në mbrëmjen e sotme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 ka ndryshuar minimalisht dhe po karakterizohet nga një volum i ulët i shkëmbimeve tregtare.

Sektori i automjeteve është në rritje me rreth 0.5%, ndërsa sektori i udhëtimeve ka rënë me rreth 0.8%. Të dhënat e publikuara në Mbretërinë e Bashkuar treguan se ekonomia u rrit me 0.2% në muajin prill, në linjë edhe me parashikimet e analistëve.

Tregjet globale i kanë mirëpritur edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që u ngadalësua në 4% me bazë vjetore, gjatë majit. Të dhënat kanë shtuar optimizmin se Rezerva Federale nuk do të rrisë normën bazë të interesit në takimin që përfundon sot. Ndërsa të enjten, Banka Qendrore Europiane pritet ta rrisë normën e interesit edhe me 25 pikë bazë.

Reklama e sponzorizuar