Keqleximi i ‘qëllimshëm’ i statistikave: Koha kur ATK e kishte demantuar Kurtin për 24 mijë të punësuar në Kosovë

Albin Kurti dhe Hekuran Murati në konferencë për media

Keqinterpretimi i qëllimshëm ose jo i statistikave në Kosovë, për sektorë të ndryshëm,  ka qenë prezentë në të gjitha qeveritë e pasluftës.

Kjo ka ardhur përgjithësisht nga mungesa e koordinimit të institucioneve si Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Kemi parë shpesh statistika të ndryshme për të njëjtin sektor nga këto tri institucione.

Në jo pak raste këto institucione janë përdorur edhe politikisht duke i shërbyer kërkesave të partive në pushtet.

Reklama e sponzorizuar

Keqlexim të statistikave kanë bërë edhe nga pushteti aktual, sidomos në një rast gjatë pandemisë.

Edhe kryeministri Kurti, por edhe ministri Murati patën deklaruar për rreth 25 mijë të punësuar për një vit (shtator 2020-shtator2021). Asnjëri prej tyre nuk e kishte potencuar se ky numër i të punësuarve ishte nga procesi i formalizimit, reformë kjo e nisur nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi në facebook, në tetor të vitit 2021, pati sqaruar se këta 24 mijë të punësuar, pjesa më e madhe tyre vijnë nga procesi i formalizimit.

Në njoftim thuhej se pjesa më e madhe e tyre janë punëtorë që kanë qenë duke punuar por që nuk kanë qenë pjesë e sistemit.

“Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar rezulton se kemi mbi 24 mijë punëtorë më shumë (një pjesë e konsiderueshme është rezultat i të punësuarëve të formalizuar)”, thuhej në sqarimin e ATK-së. /Buletini Ekonomik/

LEXO ME SHUME:

Sipas ATK-së punësimin e “rriti” formalizimi i punëtorëve