Home Ekonomi Qeveria e pagoi “Mbrojtjen Civile” në vitin 2022 me 101 mijë euro

Qeveria e pagoi “Mbrojtjen Civile” në vitin 2022 me 101 mijë euro

 

Sipas raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se “sipas konfirmimeve nga zyrtarët e ministrisë, këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në këtë ministri.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë Nr.06/39 i dt. 22.07.2015, ish Ministria e Administratës Publike, ishte e obliguar t’i sistemoj 20 punonjës të komunitetit serb, pjesëtarë të strukturës  ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’. Buxheti i shpenzuar për pagat e  tyre për vitin 2022 ishte 101,474€”, thuhet në të gjeturat e këtij raporti të auditimit.

Reklama e sponzorizuar

Kujtojmë se në vitin 2013 ishte miratuar marrëveshja për shpërbërjen e “Mbrojtjes Civile”, ku në këtë kohë ishin arritur edhe marrëveshja për zgjedhjet lokale, marrëveshja për integrimin e policisë, marrëveshja për drejtësi, ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshja për energji dhe ajo për telekomunikacion.