Qeveria harton rregullore që do t’i shërbejë diasporës dhe investitorëve të huaj

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar Rregulloren për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit.

Sipas Haxhiut, ata që duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e luajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor.

Postimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

Bashkëkombësit si dhe shtetasit e huaj do të mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e luajtshme.
Nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e luajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor.
E drejta për posedim të pronës tashmë po rregullohet asisoj në mënyrë që të mos privohen bashkatdhetarët tanë dhe në anën tjetër të krijohen kushte më të përshtatshme për investitorët nga jashtë.