Është arrestuar Ridvan Muharremi, njëriu i afërt i Albin Kurtit, i cili është përfshirë në aferën e rezervave të shtetit “Gruri dhe vaji”.
Policia ka filluar bastisjet në pronat e tij në orët e hershme të mëngjesit, dhe pas bastisjeve është arrestuar.
Burime për Paparacin kanë bërë me dije në mëngjes, se do të ketë shumë arrestime, mirëpo i pari në listë është Ridvan Muharremi.
Aksioni i policisë për bastisje, ka filluar pas publikimit të përgjimeve për mungesën e rezervave të shtetit, të cilat janë paguar, e ku i përfshirë ka qenë edhe Muharremi.
Përveç në pronat e tij, bastisje janë kryer edhe në MINT, ku janë arrestuar dy zyrtarë shtetëror, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.