Komuna e Prishtinës blen afro 3.000 euro një biçikletë

Komuna e Prishtinës ka blerë biçikleta në vlerë prej 500.000 eurove.

Sipas kontratës, komuna ka blerë një biçikletë në verë prej 2.744 euro.

Reklama e sponzorizuar

“Çmimet njësi të furnizimeve janë paraqitur në ofertën financiare, lista e çmimit e paraqitur nga furnizuesi. Vlera totale indikativë e kontratës për çmim për njësi është 2.744.00 euro”, thuhet në kontratë.

Kontrata “furnizim me biçikleta për kryeqytetin” është nënshkruar nga drejtori i Prokurimit në Komunën e Prishtinës, Visar Shehu më 28.07.2023.

Kompania që do ta furnizojë komunën me biçikleta të cilat do të lëshohen me qira është “LM IT Consulting”. /koha.net/

Image