Rezervat e shtetit, Avokatura e Shtetit ushtroi padi më 2 gusht për kompaninë turke dhe atë polake

Avokatura Shtetërore e Kosovës ka konfirmuar se ka ushtruar padi, më 2 gusht të këtij viti pranë Gjykatës Komerciale në Prishtinë, ndaj dy operatorëve ekonomikë, kompanisë së grurit nga Turqia “Yafe Turizm Insaat” dhe kompanisë së vajit nga Polonia “Xanto SP.Z.O.O”.

Padia ndaj dy kompanive është ushtruar pasi një pjesë e grurit, vajit dhe sheqerit që ishin blerë për rezerva shtetërore  gjatë  vitit 2022 ende nuk kanë ardhur  në Kosovë. Dëmi ndaj buxhetit të shtetit, sipas Prokurorisë Speciale, është mbi 600 mijë euro.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Avokatura Shtetërore ka iniciuar konteste gjyqësore – padinë në Gjykatën Komerciale në Prishtinë ndaj dy operatorëve ekonomikë, Yafe Turizm Insaat dhe Xanto SP.Z.O.O”, thuhet në përgjigjen e Avokaturës Shtetërore për “Betimi për Drejtësi”.

Reklama e sponzorizuar

“Paditë janë dorëzuar më datë 02.08.2023”, thuhet më tej në përgjigjen e Avokaturës Shtetërore.