Hapet thirrja e re për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët sot se sapo është hapur thirrja e re për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje me përkrahjen e Bashkimit Evropian.
Sipas njoftimit të ministrisë, nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet, mirëpo përkrahje të veçantë u është dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes.
Ministria në fjalë i ka ftuar të gjithë qytetarët që të aplikojnë për të përfituar nga subvencioni dhe për të ulur faturat e energjisë!
Më poshtë, gjeni linqet për aplikim:
🔗 Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32