Sipas Hotit trendi rënies i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin.
“Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet’, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin.
Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet.
Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë. E gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo zhvillim.