Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se i kanë siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale.
Ai bëri të ditur se javën e ardhshme fillon shpërndarja e tyre.
“Gjithmonë afër familjeve në nevojë. I lumtur që tashmë kemi siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale. Javën tjetër fillon shpërndarja. Dimri do të na gjejë gati. Drejtoria e Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim. /Express/