Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sot nga ora 10 pritet të mbajë mbledhjen e radhës të Bordit të Drejtorëve.
Sipas një komunikate për media, në rend të ditës janë disa kërkesa që pritet të shqyrtohen nga Bordi, e që kanë të bëjnë me dhënien e autorizimeve për prodhim të energjisë për Vet Konsum, përcjell Buletini Ekonomik.
Kompanitë që kanë kërkuar autorizim për Vet Konsum nga ZRRE-ja janë këto: “ANANAS IMPEX” SH.P.K, N.P.SH.“ALBATROS”, “GEMIX” SH.P.K, “VETONI 2” SH.P.K, “VERONA” SH.P.K., Personi Fizik “ Q.G.” I., dhe Personi Fizik “ Q.G.” II.
Tutje, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë (tregtim) me energji elektrike të ndërmarrjes Interenergo D.o.o. Kosova SH.P.K., si dhe shqyrtimi i aplikacionit tarifor dhe i propozimit për tarifat e ndërmarrjes Ngrohtorja Qendrore ‘Gjakova’ për sezonin 2021/2022. /Buletini Ekonomik/









