Ari, në nivelin më të lartë në 2 javë

Ari

Ari ka vijuar rritjen edhe në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit, për shkak të rënies së dollarit dhe yield-it të obligacioneve amerikane.

Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, i cili mund të përcaktojë edhe politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.

Ari po tregtohet në rreth 1880 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga 27 shtatori, ndërsa argjendi po tregohet në rreth 22.3 dollarë për onz.

Reklama e sponzorizuar

Rritja e metaleve të çmuara është ndikuar edhe nga dobësimi i dollarit amerikan, që preku nivelin më të ulët në 2 javët e fundit.

Procesverbali i takimit të fundit të Rezervës Federale tregoi paqartësi në rritje në rrugën e ekonomisë amerikane. Megjithatë, disa politikëbërës mbështesin edhe një tjetër rritje të normës bazë të interesit.

Normat e larta të interesit rrisin koston oportune të mbajtjes ari, i cili nuk jep interes. Por, pavarësisht rritjes gjatë kësaj jave, ari po tregtohet rreth 9% poshtë niveleve rekord të arritura në maj të këtij viti. Investitorët ende vlerësojnë 26% mundësi, që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit në takimin e dhjetorit.

Të dhënat mbi Indeksit e Çmimeve Konsumatore pritet të tregojnë një rritje të lehtë të inflacionit muajin e kaluar dhe vijnë vetëm një ditë pasi çmimet e prodhimit në SHBA u rritën më shumë se parashikimet e analistëve. /Scan tv/