Bitcoin ngjitet pranë 30 mijë dollarëve

Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar 30 mijë dollarëve, për herë të parë që nga qershori i këtij viti. Vetëm gjatë kësaj jave bitcoin ka fituar rreth 10% të vlerës, ndërsa tregu është karakterizuar nga paqëndrueshmëri të mëdha.

Bitcoin, që është kriptomonedha më e madhe në botë për nga kapitalizimi, u rrit përkohësisht në 30,022 dollarë, niveli më i lartë që nga 23 korriku. Sipas analistëve, nuk kishte asnjë katalizator që diktoi tendencën në rritje të bitcoin, që është i njohur për paqëndrueshmërinë dhe paqartësinë në lëvizje.

Humori në tregjet më të gjera financiare ka qenë gjithashtu nervoz kohët e fundit. Ndjenja e investitorëve është tronditur nga lufta në Lindjen e Mesme, nga rritja e yield-it të obligacioneve 10-vjeçare amerikane drejt 5% dhe nga shqetësimet që normat e interesit të qëndrojnë shumë më të larta për një kohë të gjatë. Tregjet e Bitcoin kanë qenë veçanërisht të trazuar këtë javë, pasi investitorët presin lajmet për fatin e aplikacioneve nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime në SHBA (SEC), për një fond të tregtuar në bitcoin (ETF) nga firma të mëdha financiare, përfshirë BlackRock.

Reklama e sponzorizuar

Bitcoin regjistroi një rritje surprizë të hënën, përpara se të kthehej sërish në nivelet e mëparshme, pasi menaxheri i aseteve BlackRock mohoi një raportim të mediave se aplikacioni i tij i profilit të lartë ishte miratuar nga Komisioni.