Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B”, e cila do të lirojë dukshëm qarkullimin e veturave në këtë pjesë dhe do të lidhet me rrugën “A”, raporton Express.
Sipas Ramës, kështu edhe do të largohet kundërmimi i ujërave të zeza.
“Po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B”, e cila do të lirojë dukshëm qarkullimin e veturave në këtë pjesë dhe do të lidhet me rrugën “A”.
Në këtë pjesë të lagjes “Prishtina e re” dhe do të largohet kundërmimi i ujërave të zeza”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, Shkalla e parë e Gjykatës Komerciale ka marrë vendim për të bllokuar punimet e ndërtimit të “Rrugës A”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një shënimi në Facebook.
“Të dashur qytetarë, sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema)”, ka njoftuar Rama.