Çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar (2022).
Kështu u bë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2023.
Sipas një njoftimi për media nga ASK bëhet e ditur se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,9% në muajin shtator 2023, ndërsa norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2023 me muajin shtator 2022 ishte 4,2 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime (25,4 për qind); pemë (14,1 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,0 për qind); prodhime ushqimore (9,6 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (9,3 për qind); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7,4 për qind); pije joalkoolike (7,1 për qind); pije alkoolike, duhan (6,6 për qind); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (6,5 për qind); kujdes personal (5,9 për qind), shërbime për transport (5,5 për qind); bukë dhe drithëra (5,3 për qind); restorante dhe hotele (4,3 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (4,1 për qind); shërbime ambulantore (4,1 për qind); shëndetësi (3,6 për qind); rekreacion dhe kulturë (3,5 për qind); veshje dhe këpucë (3,4 për qind); mish (2,7 për qind); mallra dhe shërbime të ndryshme (2,7 për qind); dhe qumësht, djathë dhe vezë (1,5 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,4 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.
Ndërsa siç thuhet në njoftim rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (-12,7 për qind) dhe përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1,1 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2 për qind) në IHÇK.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,9 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2023.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,4 për qind); transport (2,9 për qind); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1,8 për qind); bukë dhe drithëra (1,7 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (-7,0 për qind) dhe shërbimet për transport (-3,7 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1 për qind) në IHÇK.