Banka Ekonomike mbështet për të tretin vit me radhë, aktivitetin e lëshimit me litar të superheronjve

Për të tretin vit radhazi, jemi krenarë të mbështesim aktivitetin emocionues të lëshimit me litar të superheronjve në Spitalin e Pediatrisë.

Kjo nismë, e organizuar nga Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids, ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm tek fëmijët në repartin e hematologjisë-onkologjisë, por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit në shoqëri rreth sfidave me të cilat përballen këta fëmijë. Është një mundësi për të treguar se si solidariteti dhe kujdesi mund të sjellin ndryshime të mëdha.

Reklama e sponzorizuar

Kryeshefi Ekzekutiv, Shpend Luzha në emër të Bankës Ekonomike falënderoj organizatorët dhe theksoi: “ Në kuadër të prioriteteve për përgjegjësinë sociale, banka përsëri ka dhuruar donacion për organizatën Care for Kosovo Kids, i cili do të destinohet për blerje të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për Klinikën Pediatrike.

Banka Ekonomike e konsideron të rëndësishme jo vetëm të ofrojë mbështetje financiare, por edhe të sjellë gëzim në jetët e fëmijëve që janë në spital. Për këtë arsye, kemi dhuruar pako dhuratash për fëmijët, të cilat janë shpërnda gjatë defilimit të super heronjve në klinikë, theksoi Z. Luzha.”