Pezullohen përsëri punimet në Rrugën A, Komercialja e publikon aktvendimin

Gjykata Komerciale e ka pezulluar edhe në rivendosje ndërtimin e Rrugës A.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albenita Bekteshi.

Gjykata ka nxjerrë aktvendimin ku thotë se ka aprovuar kërkesën e paditësit “Pro&CO Group” sh.p.k. dhe e ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të datës 19 prill 2023.

Reklama e sponzorizuar

Gjykata po ashtu vlerëson se shtyrja e përkohshme e ekzekutimit të vendimit të kundërshtuar dhe pezullimi i aktiviteti të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”, me numër të 9 / 12 prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është më se i duhur që të ruhet interesi publik. Kjo po ashtu do të evitoj çfarëdo dyshimi për keqpërdorim të fondeve publike nga Autoriteti Kontraktues. Në të kundërtën realizimi i projekti para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor do të ndikonte negativisht në besimin e publikut lidhur me shfrytëzimin e fondeve publike nga Autoriteti Kontraktues.