Ministria e Ekonomisë njofton se në periudhën janar-nëntor të këtij viti, Telekomi i Kosovës ka shënuar fitim prej 5.9 milionë euro neto, duke përmirësuar kështu performancën financiare të saj.
Në një njoftim për medie bëhet e ditur se investimet, të cilat planifikohen të bëhen, janë qenësore për Republikën e Kosovës, si zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit në mbarë territorin, ku pritet që vitin tjetër të fillohet me shërbimin 5g.
“Fitimet të cilat i ka shënuar Telekomi i Kosovës janë duke u kthyer në investimet teknologjike, si dhe në modernizim të rrjetit e të cilat kanë munguar që nga viti 2015”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Tutje, në njoftim thuhet se Telekomi i Kosovës është një ndër kontribuuesit e mëdhenj në buxhetin e shtetit, andaj përkrahja në ngritjen dhe avancimin e tij nuk do të mungojë as nga Qeveria e Republikës së Kosovës.