Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar siç thonë ata dështimet e Qeverisë Kurti.
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi duke folur para mediave, tha se këto dështime burimin e kanë në paaftësinë dhe arrogancën e numrave të kësaj qeverie.
“Sot po paraqesim një pjesë të dështimeve të kësaj Qeverie, në qeverisjen me ekonominë e vendit. Këto dështime, që burimin e kanë në paaftësinë dhe arrogancën e numrave, po i paguajnë shumë shtrenjtë qytetarët e vendit”, ka thënë Rukiqi.
Ai ka shtuar Kurti është duke vazhduar ti paraqes si rekorde edhe dështimet me Inflacionin, ku sipas tij, në bazë vjetore inflacioni ka qenë me rritje 4.9%.
“E thash që kryeministri vazhdon ti paraqes si rekorde dështimet si Inflacioni në bazë vjetore me rritje 4.9%. Inflacioni ishte i pashmangshëm si shkak i ndryshimeve globale, por në vend do ishte më ndryshu nëse qeveria do kishte vullnet adresimin e saj bazuar tek qytetarët”, deklaroi Rukiqi.
Tutje ai tha se 100 euro të vitit 2020, sot kanë vlerën e 81,65euro.
Rukiqi foli edhe për eksportin, ku tha se në 2023 ka pasur 101 milionë euro më pak eksport se në vitin 2022.