Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në mungesë kuorumi.
Pavarësisht që nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, marrëveshja nuk u miratua.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se 76 deputetë votuan, ndërkaq katër deputetë nuk morën pjesë në votim.
Kuvendi në rend dite kishte edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, e të cilat u bartën në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.
“Nuk ka kushte Kuvendi për t’i trajtuar këto… të gjitha këto pika të rendit të ditës i kalojnë një seance tjetër”, tha Konjufca.
Ndryshe, të mërkurën nga AAK-ja bënë të ditur për Telegrafin se do ta japin votën e tyre për marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të interesit të qytetarëve.