Opozita ia përmendi mbi 1800 tenderët e negociuar, Aliu merret me kontratat njëburimore të komunave

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është kundërpërgjigjur opozitës lidhur me propozim-rezolutën për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Sipas të dhënave të prezantuara nga deputetët e opozitës, janë negociuar mbi 1800 kontrata në vlerë 240 milionë euro.

Aliu ka thënë se nga buxheti prej 584 milionë euro i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitet 2021, 2022 dhe 2023, kontrata njëburimore janë 0.04 përqind, raporton Express.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka publikuar disa të dhëna lidhur me kontratat njëburimore të tri komunave që udhëhiqen nga opozita.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga LDK’ja ka kontrata njëburimore 10.54 përqind për vitin 2023, Komuna e Ferizajt që udhëhiqet nga PDK’ja ka kontrata njëburimore 6.03 përqind dhe ajo e Gjakovës që udhëhiqet nga AAK’ja 8.63 përqind.

“Kontratat njëburimore janë të opozitës, siç dëshmojnë edhe shifrat”, ka shkruar Aliu.