Aksi rrugor Orikum – Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre.
Gjatë inspektimit të kantierit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se problemeve me shpronësimet në zone janë zgjidhur duke akomoduar përmes bonusit të qirasë edhe banorët në ndërtesa të palegalizuara.
Sipas ministes, hapja e këtij segmenti do t’i shërbëjë ndjeshëm sezonit veror.
Kjo rrugë po ndërtohet përmes një partneriteti public-privat, ndërsa kosto e kontarës arrin në rreth 67.4 mln euro.
Gjatësia totale e saj është 14.7 km dhe bën lidhjen me tunelin e Llogarasë, që pritet të hapet për qarkullimin në nisje të këtij sezoni turistik.