Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se një muaj pas lansimit të masës së punësimit në komunat veriore, tashmë janë bërë edhe punësimet e para.
Sipas Muratit, në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase.
“Në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase. Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi”, tha Murati.