Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar së fundmi një raport për vendet e Ballkanit.
Raporti është realizuar nga 5 shkurti deri më 4 mars 2024.
Sipas këtij raporti në pyetjen se cilat janë problemet më të rëndësishme me të cilat përballet vendi juaj, 29% qytetarëve në Kosovë e shohin papunësinë kurse 28% e qytetarëve të tjerë janë përgjigjur për kushtet e jetesës, çmimet e larta.
Problem tjetër kosovarët e shohin edhe korrupsionin 7%, emigracionin 6%, shëndetësinë 5% dhe probleme tjera.
IRI në këtë raport tutje ka renditur top 5 problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, bazuar në përgjigjet e të anketuarve, shkruan Telegrafi.
Në vendin e parë është papunësia 29%, kushtet e jetesës, çmimet e larta 28%, korrupsioni 7%, emigracioni 6% dhe shëndetësia 5%.
Krahasuar me vitin 2022 ku papunësinë në Kosovë e shihnin si problem të madh 46% e qytetarëve, këtë vit duket se është zbehur.
Ndërkaq në pyetjen se cilat çështje duhet të jenë top prioritetet për Qeverinë që t’i adresojë, 25% e kosovarëve kanë deklaruar kushtet e jetesës pra çmimet e larta, pastaj 24% e kanë parë papunësinë si prioritet për qeverinë, duke vazhduar me korrupsionin, shëndetësinë, emigracionin, varfërinë, ekonominë, edukimin etj.
Në bazë të këtyre përgjigjeve IRI ka renditur pesë prioritetet për Qeverinë e Kosovës.
Kushtet e jetesës, çmimet e larta 25%, papunësia 24%, korrupsioni 7%, shëndetësia 7% dhe emigracioni 6%.