AKB: Bizneset e shqetësuara nga Ligji i ri për procedurat e ATK-së

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në takimin e fundit të Bordit ngrit shqetësimet e Bizneseve të Kosovës për Ligjin e ri për procedurat e administratës tatimore, i cili sipas AKB-së favorizon shumë ATK-në dhe shqetëson komunitetin e biznesit vendor dhe investitorët e huaj.

“Shqetësimit janë: Zgjatja e afatit të vlerësimit tatimor retroaktiv nga 6 në 10 vite, zgjatja e afatit të ruajtjes së librave nga 6 në 10 vite. Shkurtimi i afatit të rimbursimit nga 6 në 3 vite”, njofton AKB.

Sipas AKB-së, këto ndryshime favorizojnë pozicionin e ATK-së dhe disfavorizojnë pozicionin e bizneseve, si dhe ulin efikasitetin e ATK-ës.

Reklama e sponzorizuar

“Shqetësim tjetër është, centralizimi i organeve ankimore: Bordi i pavarur rikthehet si organ plotësisht i varur, ngase futet në ombrellën e MF. Avokati i tatimpaguesve është drejtpërdrejtë nën vartësin e ATK-së dhe nuk ka pavarësi veprimi, komisioni për rimbursim gjithashtu është nën vartësin e ATK-së. Shqetësim tjetër është zvogëlimi i max. të arkës (parave kesh pagesa), nga 500 në 300 euro. Janë këto pika që ky ligji e ngarkon biznesin me shumë procedura për shembull nëse shumë biznese kanë asgjësuar dokumentet në vitin e kaluar që ishin më të vjetra se gjashtë vite e këtë vite ju kërkohen deri ne dhjetë vite si do vepron ATK”, njofton AKB.

AKB i ka kërkuar Avokatit të Popullit që këtë ligji ta dërgon në gjykatën Kushtetuese të Kosovës.