Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara, kryesisht nga normat e larta të interesit në kredi dhe nga shërbimet.
Për periudhën janar-prill 2024 bankat komerciale kanë fituar hiç më pak se 58 milionë euro neto, fitim ky më i larti që nga paslufta e këndej.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e përgjithshme e kredive ka shkuar mbi 5.1 miliardë euro deri në prill, një rritje vjetore prej 12.7 %.
Kurse norma mesatare e interesit në kredi ka shkuar në 6.1%, një rritje e theksuar e interesit në krahasim me vitin e kaluar.