Investimet e huaja në Kosovë: Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor

Drejtori i Këshillit të investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani tha në RTV21 se sa i përket investimeve në Kosovë, Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor.

”Duke qenë një treg jo edhe shumë i madh Kosova, Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor”, tha Ujkani.

Reklama e sponzorizuar

Ai tutje tha se në kuadër të Këshillit të Invesitorëve po përpiqen që të tërheqën sa më shumë invesitorë edhe nga vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, këtu me theks të veçantë Ujkani përmedi Qipron dhe Spanjën.

Veç Gjermanisë, sipas Ujkanit edhe kompanitë franceze janë mjaft invesitore në Kosovë.

”Mendoj byrokracitë e tepruara nganjëherë dalin të jenë pengesa që pak kush i pret”, tha Ujkani teksa i quajti të pajustifikueshme.