Sot në Kuvendin e Kosovës, nuk ka kaluar as propozimi i tretë i deputetit të LDK’së, Driton Selmanaj, që Projekligji për Zyrtarët Publikë “t’i kthehet komisioneve punuese ose Qeverisë”.
Kundër këtij propozimi kanë votuar 50 deputetë, 25 kundër dhe 3 abstenuan.
Selmanaj nuk gjeti përkrahje as për dy propozimet tjera – që Ligji për KPK’në t’i kthehet Komisionit të Venecias dhe që të tërhiqet Ligji për KPM’në.
Për këtë arsye opozita ka lëshuar seancën e Kuvendit, e cila sot u mbajt në një sallë alternative dhe jo në atë të zakonshmen.