100 milionë euro në dispozicion, Kosova hap platformën “Dritarja për Investime të Diasporës”

Kosova ka prezantuar sot programin kreditor, nga i cili mund të përfitojë diaspora kosovare e interesuar për investime në Kosovë.

Ky fond parashihet që të arrijë vlerë deri në 100 milionë euro, ndërsa garantimi i kredive investuese do të jetë deri në 3 milionë euro.

Deri në 100 milionë euro parashihet të arrijë e tërë “Dritarja për Investime të Diasporës”.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa përmes kësaj do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro.

E gjithë kjo ka për qëllim tërheqjen e investimeve nga diaspora.

Në ngjarjen lansuese të kësaj dritare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.

“Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen për të investuar në Kosovë, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron kushte të mirë”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka theksuar se përmes kësaj dritare do të mundësohet rritja e investimeve të diasporës.

“Po e lansojmë një dritare të re që do të mundësojë rritjen e investimeve të diasporës tonë. Ideja ka qenë të zgjidhet një problem që është për ndërmarrësit tonë që jetojnë në diasporë dhe dëshirojnë të investojnë këtu…Të krijohet një dritare e re përmes së cilës Fondi për Garanci Kreditore i mbështetur edhe nga qeveria, të mundësojë garantimin e këtyre kredive dhe përmes kësaj të zvogëlohet rrisku”, tha Murati.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier derisa është shprehur i lumtur me themelimin e kësaj dritare, ka thënë se kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu.

“Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, sepse kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora prezantojnë. Kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu…Me qeljen e kësaj platofrme, shpresojmë të mbështesim më shumë rrëfime suksesi si kjo, krijohen vende të reja të punës”.

Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha ka thënë se kontributi i diasporës në vend është jashtëzakonisht i madh.

“Kjo ngjarje jo vetëm që shënon një kapitull të rëndësishëm të realizimit tonë, mërgata jetojnë dhe punojnë në vende tjera dhe nuk e harrojnë përkatësinë e tyre.

Ndërsa jemi mbledhur këtu nuk mund të mos diskutojmë qe diaspora ka pasur kontributin e tyre në Kosovë në vitet e 90-ta.

Krijimi kësaj dritare është më e pakta që mund të bëjmë për mërgatën dhe investimet e tyre. Për këtë arsye këtë dritare dallon nga të tjerat. Impakti i kësaj kapitali do të jetë 10 fish”.

Dritarja për investime të diasporës është një skemë e re e ndarjes së rrezikut nga FKGK-ja për garantimin e kredive për t’u ofruar investitorëve të diasporës qasje në kredi për projektet e tyre investuese në Kosovë.

Programi i ri i garancisë do të promovoje rritjen e fluksit të kapitalit privat të diasporës në Kosovë duke tërhequr investime të reja drejt themelimit të ndërmarrjeve të reja sipërmarrëse ose fuqizimit të bizneseve të sapo krijuara nga diaspora.