Rikthimi i shtetësisë së Kosovës, MPJD: Nga 370 euro sa ishte tarifa më e lartë, tani pa pagesë

Leutrim Sahiti, këshilltar për media në Ministrinë  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka thënë se rikthimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës, tani është pa pagesë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sahiti ka shkruar se nga 370 euro sa ishte tarifa më e lartë, mërgimtarët tani mund ta rikthejnë shtetësinë e Kosovës pa asnjë pagesë.

“370, 250 dhe 200 euro, ishin tarifat për rikthimin e shtetësisë së Kosovës, varësisht nga shteti ku bëhej aplikimi. Sot mërgimtarët mund të rikthejnë shtetësinë e Kosovës, shpejtë, lehtë dhe pa asnjë pagesë”, shkroi ai.

Reklama e sponzorizuar