Rriten kërkesat për kredi në Kosovë

Euro

Në një intervistë dhënë për GazetaBlic njohësi i ekonomisë Jakup Bellaqa, tregon për kërkesat rreth kredive nga kosovarët.

Bellaqa thotë se, kërkesat e tilla janë rritur gjatë këtij viti, teksa ka dhënë edhe disa statistika.

“Kërkesat nga kosovarët për me marrë kredi, në këtë vit janë më të larta sesa në vitin e kaluar. Në vitin e kaluar sipas të dhënave statistikore ka kërkesa mbi 79 mijë, ndërsa në këtë vit,  sipas të dhënave statistikore janë rreth 86 mijë, ka rritje të përqindjes, ndërsa me vlerë është rreth 5 milion euro dhe në despozita mbi 6 milion euro”, tregon ai.

Reklama e sponzorizuar

“Në vitin e kaluar kamata mesatare vjetore e interesit ka qenë rreth 6, 50 ndërsa sipas të dhënavë tëBankës Qendrore vlera është mbi 12%, do të thotë që ka një rënie të lehtë”, shton tutje ai.

Njohësi i ekonomisë apelon tek BQK-ja të ndërhyjë në interesat bankare të kredive në Kosovë, ku sipas tij është e nevojshme nga Bankat Komerciale të jepen kredi me afatë të gjatë kohorë.

“Tek bizneset kuptohet që për të rritur biznesin e tyre, nga prodhimi apo zgjerimi, marrin kredi, por edhe për ta janë të larta sepse interesat dhe kreditë janë me afatë të shkurtëra, faktikisht në këtë rast bankat komerciale të cilat japin kreditë duhet ta kishin bërë me afatë të gjatë dhe me interes më të ulët, ku në këtë rast luan rojë dominant dhe moniturues, Banka Qëndrore e Kosovës, si autoriteti mbikqyrës.

Sipas Bellaqës, BQK-ja duhet t’i vlerësojë kriteret për kredi në mënyrë më rigoroze.

“Nga kreditë duhet të zhvillohet biznesi i Kosovës, të rritet ekonomia e vendit dhe standardi i jetës dhe të mos ndikojnë në jetën e qytetarëve. Në këtë rast do të kisha sygjeruar që Banka Qëndrore e Kosovës në bazë të ligjeve dhe licensave të cilat ja u jep bankave, t’i vlerësojë kriteret në mënyrë më regoroze. Të vlerësojë punën dhe aktivitetet e këtyre bankave që të mos lejojë që të ketë dëmtim të ekonomisë së vendit sepse me ngulfatë ekonominë e Kosovës nuk krijon vend për krijim të ekonomisë, ndërsa tek qytetarët e vështirëson jetën për ta. Në përgjithësi qytetarët janë përgjegjës, sepse banka i ka instrumentet e veta”, tha Bellaqa për GazetaBlic.

Edhe, nga Shoqata e Bankave të Kosovës kanë treguar për GazetaBlic se vlera e kredive për gjashtë mujorin e këtij viti është 236.5 milionë euro.

“Vlera e kredive të reja të raportuara deri në muajin qershor të vitit 2024 është 236.5 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e shoqatës.

Po ashtu, shoqata ka treguar dhe për rritjen e kërkersave për kredi nga qytetarët, derisa theksohet rritje prej 17.6 për qind.

“Vlera e kredive të reja të raportuara deri në muajin qershor 2024 është 236.5 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 kjo vlerë është 17.6% më e lartë”, thonë nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Në lidhje me pagesat e kredive me kohë nga kosovarët, SHBK potencon se kredi jo performuese të raportuara në këtë dikaster deri në muajin qershor të këtij viti janë 2.1 %.

“Kreditë jo performuerese të raportuara deri në qershor 2024 janë 2.1%. Duke marrë për bazë këtë përqindje dhe krahasuar me vendet e tjera, Kosova qëndron mjaft mirë sa i përket kredive jo performuese”, thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave të Kosovës.