Rrugë e re Dhërmi-Sarandë, hapet gara për studim-projektimin

Qeveria shqiptare ka parashikuar që lidhja mes Dhërmiut dhe Sarandës të bëhet përmes një rruge të re, e cila do të shmangë kalimin nëpër zonat e banuara për te lehtësuar qarkullimin.

Më herët, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se Rruga e Bregut do të jetë një vijim i Dhërmi-Palasë një aks ky mbi 4 kilometra dhe totalisht i ri.

Pritshmëritë janë që rruga të përshkojë zonat kodrinore mbi fshatrat e Jugut duke mos cenuar kështu pjesën e bregdetit. E duket se projekti tashmë është me afër pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur garën për studim projektimin e rrugës së bregut me një fond limit prej rreth 820 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

“Ajo çfarë kërkohet në këto Terma Reference është pikërisht studimi dhe hartimi i një projekti të detajuar që merr për bazë dhe zbaton standardet e miratuara me VKM Nr. 628 datë 15.07.2015 “Rregullorja Teknike e Projektimit dhe Ndërtimit të Rrugëve”, për aksin rrugor “Rruga e Bregut”, (Dhërmi – Sarandë). Segmenti rrugor do klasifikohet si Kategoria C2 “Rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi)” thuhet në dokumente.

Sipas ARRSH, ky segment rrugor synon të:

  • Lehtësojë lëvizjen e trafikut në zonën e rivierës së vendit tonë;
  • Krijojë një infrastrukturë komode për lëvizjen e automjeteve në këtë zonë turistike;
  • Krijojë një infrastrukturë bashkëkohore për lëvizjen dhe sigurinë e këmbësorëve;
  • Krijojë lehtësim në qarkullim e zonave të banuara, nga Dhërmiu në Sarandë, aty ku dhe kalon ky segment rrugor, ndërmjet rrugëve lidhese me këtë segment rrugor.

Pika e fillimit të këtij segmenti rrugor është tashmë e qartë dhe e mirëpërcaktuar, e cila është rreth-rrotullimi në fund të aksit rrugor “Palasë – Dhërmi”.

“Pika e fund të këtij segmenti rrugor nuk është e përcaktuar saktësisht, por që duhet të jetë pranë qytetit të Sarandës. Pika fundore do të përcaktohet në funksion të nevojave që rrjeti rrugor (Kardhiq – Delvinë, Bypass Sarandë, Shijan – Qafë Botë) dhe Bashkia Sarandë e Delvinë.

Gjatësia e aksit të ri rrugor pritet të shkrutohet me 20-30%, si pasojë e përmirësimit gjeometrik të gjurmës së rrugës.

Gjithashtu, duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal për përcaktimin e gjurmës si dhe tipin e nyjeve, që do bëjnë të mundur lidhjen e zonave të banuara apo dhe atraksioneve turistike, me këtë aks rrugor” thuhet në dokumente.

Konsulentit i kërkohet që për këtë projekt të shqyrtohen jo më pak se tre variante dhe asnjëri prej tyre nuk mund të përsërisë më shumë se 30 për qind të secilit.

Zonat ku kalon projekti

Si fillim projekti (km 0+000) do të merret fundit (rrethrrotullimin) i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi.

Rruga e Bregut është e vetmja që lidh shumë zona të banuara bregdetare, ndër të cilat janë.

–       Në km 2+700 ndodhet fshati Dhërmi.

–       Në km 5+600 ndodhet fshati Ilias.

–       Në km 6+200 ndodhet kryqëzimi për në Manastirin e Shën Teodorit.

–       Në km 10+000 përfundon fshati Vuno.

–       Në km 10+500 ndodhet kryqëzimi i Jalës.

–       Në km 11+600 është fillimi i Qafës së Vishës dhe përfundon në km 13+400.

–       Në km 13+950 fillon qyteti i Himarës.

–       Në km 15+500 ndodhet kryqëzimi për në fshatin Livadh.

–       Në km 16+600 fillon Bypassi i Himarës dhe përfundon në km 19+600.

–       Në km 22+300 ndodhet Porto Palermo.

–       Në km 29+000 ndodhet fshati Qeparo.

–       Në km 29+400 ndodhet kryqëzimi në rrugën e lumit të Vlorës (Selenicë – Qeparo).

–       Në km 32+600 ndodhet fshati Borsh.

–       Në km 40+000 ndodhet fshati Piqeras.

–       Në km 43+200 ndodhet kryqëzimi për në fshatin Bunec.

–       Në km 46+700 ndodhet fshati Lukovë.

–       Në km 53+200 ndodhet fshati Shën Vasil.

–       Në km 55+200 ndodhet fshati Nivicë.

–       Në km 58+500 ndodhet kryqëzimi për në plazhin e Kakomesë.