Në të gjithë rajonin, situata më kritike duket në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Borxhi i jashtëm i Malit të Zi është 68.4%, sipas të dhënave zyrtare nga Podgorica, duke e kaluar nivelin kritik prej 60%, sipas standardeve ndërkombëtare.
Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, i afrohet shumë këtij niveli, me borxhin e jashtëm që arrin 58.3% të PBB-së. TRT Balkan analizoi shifrat e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022, duke u bazuar në të dhënat zyrtare të institucioneve vendore, Bankave Qendrore dhe Ministrive të Financave. Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edhe të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të mëtejshme të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm në disa shtete të rajonit.
Kosova del të jetë vendi me borxhin më të ulët të jashtëm në rajon, sipas të dhënave nga Ministria e Financave e Kosovës. Me 580 milionë euro detyrime të jashtme, Prishtina është e vetmja që nuk kalon as 1 miliardë euro borxhe të jashtme në rajon, ndërsa ky borxh përbën rreth 6.87% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Bosnjë e Hercegovina gjithashtu ka nivel mjaft të ulët të borxhit të jashtëm, me rreth 22.2% nga PBV-ja e tyre. Ndërsa, në të gjithë rajonin, situata më kritike duket në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Borxhi i jashtëm i Malit të Zi është 68.4%, sipas të dhënave zyrtare nga Podgorica, duke e kaluar nivelin kritik prej 60%, sipas standardeve ndërkombëtare.
Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, i afrohet shumë këtij niveli, me borxhin e jashtëm që arrin 58.3% të PBB-së. Shqipëria ka borxh të jashtëm shtetëror 34.1% të PBB-së, ndërsa borxhi i jashtëm i Serbisë shkon mbi 20 miliardë euro, që është 34.5% e Prodhimit të Brendshëm.
Borxhi i përgjithshëm i shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë se kaq, nëse përfshihen detyrimet edhe ndaj kreditorëve të brendshëm. Për shembull, borxhi i përgjithshëm i Malit të Zi, si vend me më së shumti borxhe në rajon, arrin 75% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Buletini Ekonomik/