Autobusët e rinj në kryeqytet, mbahet takimi për mbarëvajtjen e procesit të prokurorimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë mbajtur takim për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit të autobusëve të rinj.

Rama thotë se qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit të autobusëve të rinj.

Reklama e sponzorizuar

“Zhvilluam një takim të rëndësishëm ndërmjet përfaqësuesve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Komunës së Prishtinës dhe NPK Trafiku Urban Prishtinë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për mbarëvajtjen e procesit të prokurimit të autobusëve të rinj si dhe për mundësitë e optimizimit të proceseve të tjera që lidhen me transportin publik në kryeqytet” , ka shkruar Rama.

Ai u shpreh tutje se “Ky bashkëpunim i ngushtë me BERZH është dëshmi e angazhimit tonë për një sistem të transportit më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të aksesueshëm për qytetarët e Prishtinës”.