Bastiset edhe shtëpia e zv.sekretarit të Ministrisë së Liburn Aliut

Policia e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike janë duke zhvilluar bastisje në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor që drejtohet nga Liburn Aliu, shkruan Express.

Përveç aksionit brenda Ministrisë, RTK raporton se është bastisur edhe shtëpia e zëvëndës Sekretarit të kësaj ministrie, Izedin Byqyti

Gazetarja e T7 e cila po qëndron tek ndërtesa ku ndodhet edhe ministria e Ambientit, raporton se në vend të ngjarjes ka arritur me veturë edhe vetë Byqyti, ndërkohë Policia e Kosovës më pas e kanë marrë veturën e zyrtarit Izedin Bytyqi dhe e kanë larguar nga hyrja e objektit.

Reklama e sponzorizuar

Ende nuk dihet saktë për dyshimet e ngritura dhe arsyen e aksionit brenda hapësirave të ministrisë, derisa bastisja po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.