Të gjithë klientët e BPB-së nga sot do të mund të aplikojnë për shërbime financiare përmes platformës direkte online dhe të marrin konfirmim aty për aty. DORA nga BPB mundëson jo vetëm pajisjen më të lehtë dhe shpejtë me shërbime elektronike për klientët ekzistues, por edhe financimin e klientëve privat me kredi, mbitërheqje dhe kartelë krediti SOLO deri në vlerën €10,000. DORA plotëson nevojat bankare të pagëmarrësve të BPB-së për pak minuta.
DORA prezentohet nga BPB për të gjithë klientët e saj privat si një platformë online, unike për aplikim dhe konfirmim të shërbimeve financiare. Me zhvillimin e kësaj platforme, që është një hap I ri në rrugëtimin digjital të bankës, BPB synon të ofrojë bankim më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjithë ata individë që preferojnë bankimin online. Duke ndjekur kështu objektivin kryesor të bankës, që mbetet ofrimi i shërbimeve finanicare në të gjitha kanalet bankare. Pra, përveç në 25 degët e saj, banka po ndjekë në vazhdimësi zhvillimet e reja në botë, inovacionin bankar dhe po zhvillon kanalet elektronike për të plotësuar nevojat e klientëve të saj.
Argjira Kadrijaj Dushi, Udhëheqëse e Departamentit Retail dhe Bankim Digjital deklaron që: “Ky është hapi i parë drejt zhvillimit dhe avancimit të platformës digjitale për individët. DORA do të jetë platforma më fleksibile bankare nga BPB dhe do të avancojë duke ofruar eksperienca të reja edhe më tutje. Qëllim i DORA-s mbetet rrugëtimi I lehtë bankar për të gjithë, duke plotësuar konceptin bankës FIGJITALE (fizike dhe digjitale) me të cilin punojmë”.
Më konkretisht, duke përdorur platformën DORA, klientët mund të shfrytëzojnë këto shërbime:
- Aplikimi dhe konfirmimi për kredi deri në €10,000
- Aplikimi dhe konfirmimi për mbitërheqje
- Aplikimi dhe konfirmimi për SOLO
- Përditësimi i të dhënave për klientët ekzistues
- Aplikimi për shërbime elektronike: E/Mbanking dhe SMS banking
“Zhvillimet e reja dhe inovative kërkojnë impenjim dhe angazhim të të gjitha palëve. Por, me fokus klientin, edhe sfidat e integrimit dhe avansimeve teknologjike bëhen më të lehta”- thotë Arjana Nivokazi, Udhëheqëse e Zhvillimit të Produkteve në BPB.
Zhvillimi i kësaj platforme u realizua në metodën agjile, që si i tillë mundësoi që banka jo vetëm të punojë me në fokus klientin dhe eksperiencën e tij, por edhe të avancojë proceset e brendshme dhe shfrytëzimin e resurseve teknologjike në mënyrë efikase.
Qe DORA mos besofsh: https://direct.bpbbank.com/
BPB – Banka e vendit tënd
Artikull i Sponsorizuar