Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar fillimin e pilotimit të skemës së reformuar të asistencës sociale, përmes së cilës do të përfitojnë 1,824 familje në nevojë nga grupi i parë.
Reforma synon të ofrojë mbështetje më gjithëpërfshirëse dhe të largojë kriteret diskriminuese që kanë ekzistuar më parë në këtë skemë.
Murati theksoi se një aspekt i rëndësishëm i reformës është regjistrimi i të gjithë anëtarëve të aftë për punë si punëkërkues në Agjencinë e Punës.
“Përmes këtij veprimi, do të sigurohemi që t’i mbështesim ata që të aktivizohen në tregun e punës, duke i ndihmuar familjet të krijojnë vetëqëndrueshmëri financiare në afatgjatë,” deklaroi Murati. /Telegrafi/