Ministria e Financave njofton ankandin e ri të letrave me vlerë për datën 12 nëntor

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 12 nëntor 2024 do të organizohet ankandi i katërmbëdhjetë për emetimin e letrave me vlerë për këtë vit.

Në këtë ankand do të ofrohen obligacione me maturitet pesë vjeçar, me vlerë totale prej 10 milionë euro.

Investimi në këto obligacione konsiderohet një mundësi e sigurt dhe e mbrojtur ligjërisht, falë garancive të përcaktuara në Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Reklama e sponzorizuar

Interesi i përcaktuar nga tregu do të jetë i garantuar për periudhën pesëvjeçare dhe i liruar nga tatimi.

Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në ankand, Ministria e Financave ka bërë thirrje që të kontaktojnë një nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës për informacione të mëtejshme dhe procedurat e pjesëmarrjes. /Telegrafi/