A e dini se vërtetimin tatimor mund ta shkarkoni online pa shkuar në ATK?

Sigurisht sa herë që keni aplikuar për vizë, një dokument i patejkalueshëm ka qenë vërtetimi tatimor i cili merret në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Ka kohë që ky dokument më rëndësi shkarkohet edhe online.

Krejt çka duhet është të kopjoni këtë link ( https://evertetimi.atk-ks.org/?timeout=true ) dhe ta shkarkoni udhëzuesin siç është i shenjuar në fotografi dhe t’i përcjellni hapat.

Reklama e sponzorizuar

Siç do ta shihni në udhëzues, gjeja e parë që duhet të bëni është të regjistroheni duke klikuar në butonin si më poshtë.