PDK dorëzon në Kushtetuese 16 ligje, Tahiri i bindur se do të rrëzohen

Partia Demokratike e Kosovës ka dorzuar 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan në seancën e fundit. Ai është shprehur i bindur se këto ligje do rrëzohen, raporton Express.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, tha para gazetarëve se 15 nga këto projektligje janë dërguar në Kushtetuese për çështje procedurale. Ndërsa Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë tha se e kanë kontestuar në tërësi.

“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropë”, ka thënë Tahiri para mediave.

Reklama e sponzorizuar

Ai pati kritika edhe për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamudnësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri.